Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, i cili ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, është hedhur tym lotsjellës. Pas miratimit të projektligjit për demarkacionin me 6 vota për, deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka hedhur gaz lotsjellës në prani të anëtarëve të Komisionit. Pas mospajtimeve konstante të deputetëve të pozitës dhe të opozitës lidhur me përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, Vetëvendosja ka paralajmëruar se do ta pengojë vendimin për demarkacionin.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …