Nuhi Bytyçi: AHMET QERIQI –  ATDHETAR I VENDOSUR NË SHËRBIM TË SHQIPTARISË 

AHMET QERIQI –  ATDHETAR I VENDOSUR NË SHËRBIM TË SHQIPTARISË  Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ahmet Qeriqit, njërit prej veprimtarëve më të shquar të Lëvizjes sonë kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar, edukatorit të shumë brezave,  gazetarit dhe themeluesit e drejtorit të institucionit të parë informativ të luftës së UÇK-së Radios “Kosova e lirë” dhe të themeluesit të TV Dielli. Vdekja e tij është humbje e madhe, jo vetëm për familjen Qeriqi, por edhe për ne kolegët gazetarë dhe shoqërinë tonë në përgjithësi. Ahmet Qeriqi në rrethana të okupimit serb arriti që të angazhohet në ilegalen shqiptare, por edhe në kuadër të Partisë Parlamentare të Kosovës bashkë me simbolëin e rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçin, Bajram Kosumin dhe veprimtarë të tjerë të kontribuojë në dinamizimin e rezistencës aktive dhe të armatosur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë do ta përkujtoj si njeri fjalë pak, por që punoi shumë, njeri shumë modest dhe veprimtar i vendosur për kauzën kombëtare. Unë Ahmetin e klam njohur më shumë gjatë periudhës së luftës së Ushtrisë Çlirimntare të ksoovës, ku ai ishte i angazhuar me tërë familjen dhe bashkëveprimtarët e tij. Më kujtohet  biseda që e zhvillova për një emision special për TV Shqiptar në Tiranë më 15 janar të vitit 1999 me Ahmet Qeriqin, Drejtor i  “Radios “Kosova e lirë”, ku ai me emocione rrëfen për përgatitjet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për hapjen e Radios Kosova e lirë dhe të Agjencisë së lajmeve “Kosovapress”. Dhe Ahmeti me këtë rast në mënyrë shumë të sigurtë rrëfen: “ Ishte kërkesë e kahershme e SHP të UÇK-së që në kuadër të Drejtorisë informative të aktivizohej edhe Radio stacioni. Mirëpo, si dihet gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit të kaluar, pas ofensivave të forcave serbe nuk kishte mundësi që të tubohej kuadri, ajo pjesë e kuadrit profesional që të fillonte punën në Radio stacionin “Kosova e lirë”. Tani që në filim të këtij viti, pas një pune këmbëngulëse, pas sigurimit të një kuadri për fillim, arritëm që tingujt e Radios “Kosova e lirë” të shpërndahen mbi hapësirën tonë dhe të mbulojnë deri diku terrin informativ që ka mbretëruar në Kosovë. Ende puna është në fazën eksperimentale, ende jemi në kërkim të një identiteti, origjinaliteti krijues e kreativ. Shpresojmë se së shpejti do të arrijmë që ta begatojmë këtë program, të inkuadrojmë edhe kuadro tjera që do të na ndihmojnë të arrijmë që Radio Kosova e lirë të bëhet institucion i fuqishëm informnativ shtetëror i Republikës së Kosovës dhe do të funksionojë në kushte e rrethana çfar ne dëshirojmë dhe do të përmbushin kërkesat që parashtron koha.” Që nga ajo kohë e deri në fund të luftës, deri në çlirimin e Kosovës, Radio Kosova e lirë me Ahmet Qeriqn në krye ishte zë i fuqishëm i luftës së popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai me punën e tij të jashtëzakonshme, kontribuoi që opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar të informohet për zhvillimet në zonat e luftës dhe jovetëm për ato, duke sensibilizuar fuqishëm çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ahmet Qeriqi edhe pas çlirimit të Kosovës vazhdoi punën e vet profesionale në kuadër të Radios Kosova e lirë në Prishtinën e lirë, pikërisht në lagjen time, në Kodër të diellit, duke kryer me përkushtimi misionin e shnejtë për të cilion ishte betuar edhe në rrethana shumë të vështira. Megjithë vështirësitë dhe mungesën e përkrahjes së institucioneve të Republikës së Kosovës, Radio Kosova e lirë dhe TV Dielli me angazhimin e djalit shumë të vyeshëm Zamirit, vajzës shumë të përkushtuar Arbanës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, janë mediume shumë serioze në hapësirën informative dhe kulturore mbarëshqiptare. Këshillat e Ahmet Qeriqit do tu mungojnë, por konsideroj se ata dhre ekipi i këtyre mediumeve do të arrijë që të ndjekë rrugën e trasuar nga thermeluesi i Radios Kosova e lirë dhe TV Dielli, Ahmet Qeriqi. Unë dhe kolegët e mi gazetarë do ta kujtojmë përhetë me pietet të lartë kolegun tonë të çmuar Ahmet Qeriqin se si një profesionist dhe atdhetar nuk gjynjëzohet fare para asnjë fortune. Lavdi të qoftë miku im i nderuar Ahmet Qeriqi! Nuhi Bytyçi

Kontrolloni gjithashtu

Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit Kosovën si vend me rrezikshmëri shumë të lartë si shkak i pandemisë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e një Marrëveshjeje Kornizë për …