Vdekja e Profesor Ahmet Qeriqit na preku thellë të gjithëve.
Ahmet Qeriqi një nga veprimtaret më të dalluar të çështjes kombëtare në Kosovë, i cili qysh në moshë të re u vu në shërbim të atdheut dhe si pasoj ishte dënuar nga regjimi jugosllav për qëndrimet e tij atdhetare dhe patriotike.
Angazhimin e tij për liri nuk e ndali asnjëherë, duke e dëshmuar edhe në demonstrat e vitit 1981, pas fillimit të luftës në Kosovë ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kohën më të vështirë themeloi dhe drejtoi Radion Kosovën e Lirë, edhe pas luftës ishte drejtor i Radio Kosovës së Lirë, angazhimin e tij për vendin e vazhdoi më aktivitete të ndryshme, shkrime dhe botime të shumë veprave dhe librave të ndryshme më karakter kombëtar.
Sot u nda nga jeta një kolos dhe veprimtar i madh.
Ngushëllime Familjes Qeriqi dhe gjithë atyre që njohen Ahmet Qeriqin.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Ahmet!