Bashkimi Demokratik Drenas: 𝗧𝗘𝗟𝗘𝗚𝗥𝗔𝗠 𝗡𝗚𝗨𝗦𝗛Ë𝗟𝗟𝗜𝗠𝗜 𝗠𝗘 𝗥𝗔𝗦𝗧𝗜𝗡 𝗘 𝗩𝗗𝗘𝗞𝗝𝗘𝗦 𝗦Ë 𝗣𝗿𝗼𝗳.𝗔𝗛𝗠𝗘𝗧 𝗤𝗘𝗥𝗜𝗤𝗜𝗧

Pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë, sot pushoi së rrahuri zemra e patriotit, luftëtarit të paepur, themeluesit të radios “Kosova e Lirë”, prof. Ahmet Qeriqit.
Ahmet Qeriqi u lind në Krojmir të Drenicës më 24 dhjetor 1946. Ishte një patriot i dalluar, figurë e njohur e veprimtarisë kombëtare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe vijoi studimet në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Pasi u arrestua dhe u dënua për propagandë armiqësore në vitin 1965, ai u përjashtua nga shkolla dhe kaloi nëpër periudha të vështira, duke përfshirë shërbimin ushtarak dhe studimet universitare.
Prof. Ahmeti që nga vitet 1960 ishte aktiv në veprimtari ilegale, duke bashkëvepruar me figura të tjera të njohura të kohës, përfshirë formimin e Organizatës për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar. Ai mori pjesë në demonstratat e vitit 1981 dhe vuajti burgun për veprimtari politike dhe propagandë armiqësore kundër Jugosllavisë. Ahmet Qeriqi është autor i dhjetëra veprave, qindra analizave, komenteve e shkrimeve të ndryshme letrare.
Prof. Ahmet Qeriqi kontribuoi edhe në organizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku nga Shtabi i Përgjithshëm u caktua përgjegjës i radios “Kosova e Lirë”, të cilën e udhëhoqi me përkushtim edhe pas luftës, deri në vdekjen e tij.
Si komandant i UÇK-së-Njësitit Special pranë SHP të UÇK-së, që kishim në përgjegjësinë tonë edhe radion “Kosova e Lirë”, në emrin tim dhe partisë sonë, iu shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së nderuar Qeriqi, të gjithë stafit të radios “Kosova e Lirë” dhe bashkëluftëtarëve e miqve të profesorit.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
𝗕𝗔𝗦𝗛𝗞𝗜𝗠𝗜 𝗗𝗘𝗠𝗢𝗞𝗥𝗔𝗧𝗜𝗞
Kryetari
Prof. dr. Ajvaz Berisha

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate ngushëllon për ndarjen nga jeta të prof. Ahmet Qeriqit

Me dhembje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Ahmet Qeriqit, një …