leoni

U përurua lapidari për mësuesin Jashar Krasniqi në Tërpezë të Poshtme të Malishevës

Në kuadër të shënimeve të aktiviteteve të shumta të manifestimit “Epopeja e UÇK-së” dhe 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, sot në Tërpezë të Poshtme të Komunës së Malishevës, u përurua lapidari i ngritur në nderim të mësuesit martir, Jashar Krasniqi, i cili u vra më 28 korrik të vitit 1998, në vendin ku është ngritur lapidari.

Në këtë aktivitet, krahas familjes së gjerë Krasniqi, morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, deputet, veteran luftëtar, veteran të arsimit, familje të dëshmorëve, aktivist të shumtë të atyre viteve, mësues e nxënës, qytetarë e personalitete të ndryshme të jetës shoqërore e politike.

Në këtë ngjarje, janë mbajtur disa fjalime, ku është vlerësuar jeta dhe vepra e mësuesit dhe martirit të kombit, Jashar Krasniqi, i cili tërë jetën e vet ja ka kushtuar arsimit, ka qenë një atdhetar i devotshëm dhe ka dhënë të jashtëzakonshëm gjatë tërë jetës së tij, përfshi edhe kontributin e familjes së tij në tërësi. Kryetari Kastrati, gjithashtu ka ndarë mirënjohje të veçantë komunale, e të cilën ja ka dorëzuar djalit të tij, Driton Kransiqi.

“Ne si komunë, jemi të përkushtuar që vlerat tona ti mbrojmë me çdo kusht dhe ti kultivojmë ato ndër breza, siç është edhe vepra e mësuesit Jashar dhe e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë mes tjerash kryetari Kastrati, i cili vlerësoi lartë veprimtarin e mësuesit martir, Jashar Krasniqi.

Edhe folësit tjerë në këtë aktivitet, kanë folur për jetën dhe veprën e tij, si dhe kanë evokuar kujtime, përfshi, shokët e tij, shokët e studimeve dhe ish nxënësit e tij. Në emër të familjes, të gjithë të pranishmit, i ka falënderuar vajza e tij, Shqipe Krasniqi, veterane e luftës dhe tani pjesëtare e Policisë së Kosovës.

Jashar Krasniqi u vra më 28 korrik 1998, pasi ishte i vendosur të mos e braktiste pragun e shtëpisë dhe të mbronte me çdo çmim.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt orë letrare për “Epopenë e  UÇK-së”

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe në organizim të Drejtorisë …