Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuest, kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi vizitoi kolektivin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Isa Boletini” në Rahovec, ku iu shprehu urimet më të mira mësimdhënësve.
Një libër nuk shkruhet pa dorën që mban penën, as një e ardhme nuk ndërtohet pa ata që mbjellin dijen. Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe ditës në të cilën u hap shkolla e parë shqipe, vizitova kolektivin e ShFMU “Isa Boletini” në Rahovec, ku iu shpreha urimet më të mira mësimdhënësve.
7 Marsi na motivon të rrisim ndërgjegjësimin për rolin dhe për kontributin jetik të mësuesve në edukimin dhe në arsimimin e brezave, si dhe zhvillimin e shoqërisë”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.