leoni

7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj bashkë me Drejtorin komunal të Arsimit, z. Besnik Hulaj ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 7 Marsi i vitit 2024 deri më sot.

Të dashur mësues, këto mirënjohje janë për të kuptuar se jeni me vlera të larta, ne do të jemi mirënjohës për gjithë jetën, për kontributin tuaj ndër dekada për fëmijët tanë edhe për ne.

7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë, sepse janë pikërisht shkollat tona ato që nxorrën dijetarë, mësues e luftëtarë të lirisë.

Të gjithë veteranëve të arsimit, mësuesve, drejtuesve të institucioneve arsimore, urime 7 Marsi, urime dita juaj!

Faleminderit për sakrificën, mundin dhe durimin tuaj! Ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt orë letrare për “Epopenë e  UÇK-së”

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe në organizim të Drejtorisë …