Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Ahmet Qeriqi ndriçoi sakrificat dhe heroizmin e popullit shqiptar gjatë luftës

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëveprimtarit dhe bashkëluftëtarit tim, Ahmet Qeriqit, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë. Ahmeti ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik, i cili nuk u ndal asnjëherë në luftën e tij për lirinë e popullit shqiptar.

Përmes veprimtarisë së tij, Ahmet Qeriqi ndriçoi sakrificat dhe heroizmin e popullit shqiptar gjatë luftës, duke i dhënë zë dhe shpirt kauzës për liri dhe barazi.

Kontributi i tij në ruajtjen e kujtesës kombëtare dhe pasqyrimin e të vërtetave historike do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e atyre që e njohën dhe lexuan veprat e tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Ahmet Qeriqit, për lirinë dhe barazinë e popullit shqiptar në Kosovë!

Kontrolloni gjithashtu

Elmije Plakiqi: Baci Ahmet, ti ike kur ende shumë i duhesh Kosovës, kur ende kishe shumë për t’i dhënë! Pse, pse, Bac…?

Ike Baca Ahmet, ike dhe shkove në amshim, duke lënë një boshllëk të madh tek …