Kryetari turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Turqia po e fillon “një periudhë shumë të ndryshme në marrëdhëniet me Rusinë dhe se bashkëpunimi në mes të dy vendeve mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve rajonale”. Erdogani ka bërë këtë deklaratë në Shën Petersburg të Rusisë para takimit me liderin rus, Vladimir Putin. Ky është takimi i parë prej të dy vendet përkeqësuan marrëdhëniet kur në nëntor Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak rus në afërsi të kufirit me Sirinë. Rusia vendosi menjëherë sanksione ndaj Turqisë ndërsa numri i turistëve rusë në bregdetin turk shënoi rënie prej 87 % gjatë këtij viti. Pak para takimit me Putin, Erdogan ka thënë se ai dëshiron të rifillojë bashkëpunimin me Rusinë në disa sektorë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …