Heset Sahiti: Ahmet Qeriqit, ishte atdhetar i palëkundur, idealist, i burgosur politik, luftëtar i UÇK-së dhe intelektual i përkushtuar

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Ahmet Qeriqit, një atdhetar i palëkundur, idealist, i burgosur politik, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një intelektual i përkushtuar.

Përmes fjalës dhe penës së tij, ai dokumentoi me përkushtim kronikën e luftës së UÇK-së, duke lënë heroizmin e saj, si vlerë të historisë kombëtare brezave të ardhshëm. Kontributi i tij në mediat shqiptare, Radio Kosova e Lirë, si Zëri i lirisë, mbetet një testament i përkushtimit të tij ndaj kombit dhe lirisë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që njohin dhe vlerësojnë. Lavdi jetës dhe veprës së prof. Ahmet Qeriqit!

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate ngushëllon për ndarjen nga jeta të prof. Ahmet Qeriqit

Me dhembje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Ahmet Qeriqit, një …