Fitim Selimi: Profesor Ahmeti nga sot, nuk është krijues, por veprimtaria e tij i siguron Pavdekësinë bashkë me Përjetësinë e shqiptarisë!

Është ndarë fizikisht nga jeta atdhetari Ahmet Qeriqi!
Është dhembje për të gjithë, jemi zvogluar për një vlerë të madhe aktive!
Një pjesë të ndjeshme të mozaikut tonë
identitar kombëtar e përbenë jeta dhe vepra e profesorit Ahmet Qeriqi!
Në çdo përpjekje tonën për jetë, për
dinjitet e liri, e pandashme ishte prezenca e ndërgjegjshme, aktive e intelektualit, atdhetarit e luftëtarit, profesor Ahmetit!
Ishte bashkëvuajtës, vrojtues e përshkrues i jetës, shqetësimeve e vuajtjeve tona !
Artikullues i revoltës së njeriut tonë të lënduar, të sekatosur e të vrarë!
Motivues, orientues dhe pjesë organike e kryengritjes kunder pushtuesit!
Njeriu me qëndrueshmëri mahnitëse në mbrojtje të parimeve udhëheqëse në veprimet tona për atdheun!
Me radion e ndërmarrjes më të lavdishme të qëndresës, “Kosova e Lirë” Prof Ahmeti, përcolli deri në ditën e sotit kujtimin e nderimin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Dëshmorët e Saj të lavdishëm !
Nga sot jemi më të varfër për njërin nga burimet më aktive, që me punën e tij krijuese, zgjati jetën e kujtesës tonë historike!
Profesor Ahmeti nga sot, nuk është krijues, por veprimtaria e tij i siguron Pavdekësinë bashkë me Përjetësinë e shqiptarisë!
Lavdi e nderim i përjetshëm, modestisë e madhështisë tënde bacë, profesor Ahmet Qeriqi!

Kontrolloni gjithashtu

Ramadan Rizani: Jeta dhe vepra e Ahmet Qeriqi

Jeta dhe vepra e Ahmet Qeriqi E premte, një lajm pikëllues ndërrim jete të bashkëfshatarit …