Moto Klubi Veteranet e UÇK-së, ishin për ngushëllime tek familja e profesor Ahmet Qeriqit.
Vepra kolosale e profesor Ahmetit, ka lënë gjurmë të pashlyera të kohës së luftës çlirimtare dhe të Lirisë së Kosovës.
Zëri i parë i lirisë, i Radio Kosova e Lirë, me 4 Janar 1999, është moment i pazëvendësueshëm, motivues dhe shpresëdhënës, se Kosova po çlirohej dhe përgjithmonë po stopohej imponimi i fjalës së lirë.
Ahmet Qeriqi dhe Radio e luftës çlirimtare, Radio Kosova e Lirë, janë kala të fjalës dhe të gjuhës tonë amëtare.
Janë Piedestal i përpjekjeve shekullore, për zërin tonë të pavarur e të çlirë.
Lavdi jetës dhe veprave të profesor Ahmet Qeriqit.
Ngushëllime familjes, bashkluftetarëve dhe bashkëveprimtareve të tij.
I paharruar kujtimi për profesor Ahmetin.
Lavdi dhe mirënjohje për jetë të jetëve.