Sami Lushtaku: Ahmet Qeriqi ishte zë i fuqishëm i luftës së UÇK-së

Në vizitë tek familja e bashkëluftëtarit, patriotit dhe intelektualit të shquar, Ahmet Qeriqi, për t’i shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e vdekjes së tij.
Ahmet Qeriqi ishte zë i fuqishëm i luftës së UÇK-së i cili duke qenë drejtor i Radios “Kosova e Lirë”, promovoi dhe mbrojti vlerat e luftës çlirimtare me përkushtim të palëkundur, si në kohë lufte, ashtu edhe në paqe.
Kontributi i tij në informimin dhe ruajtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare do të mbetet përherë i gjallë siç do të mbetet i gjallë kujtimi për të.
Ngushëllime të sinqerta familjes Qeriqi, bashkëluftëtarëve, miqve e dashamirëve.
SL

Kontrolloni gjithashtu

Nexhmedin Bashota:  Friksohem se nuk do të kemi më njeri më të kompletuar siç e kishim Bacën Ahmet

 Friksohem se nuk do të kemi njeri më të kompletuar siç e kishim Bacën Ahmet. …