Shumë i nderuar bacë, bacë i kombit shqiptar Ali Ahmeti.
Nuk me lejohet të belbëzoj para Teje, prandaj po i lexoj këta pak rreshta nga shumë që mund t’i themi për Ju.
Ju keni ardhur sot për të shpreh ngushëllimet për babin tonë, me ç’rast e vlerësojmë përjetësisht familja jonë.
Në traditën shqiptare fjala Bacë ka vlerësim të madh, ne edhe Adem Demaçin bacën e kombit e thirrem bacë, edhe Ty njëjtë të thërrasim bacë, sepse me të drejtë siç e thotë baca Ismet Sylejmani, Ti je një nga bijtë më besnik të kombit shqiptar, një nga kolosët mendje ndritur që ka pasur shqiptaria, andaj përulemi para veprës Tënde.
Ju jeni ideatori e projektuesi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare, ne shqiptarët e Kosovës, vëllezërit tuaj nga bindjet e gjaku, ta kemi borxh gjithë jetën, lirinë vetë ekzistencën tonë. Ti je krenaria jonë kombëtare.
Qofsh me shëndet e faqe bardhë siç ke qenë gjithmonë.
Ne të përkulemi përjetësisht!.
Të paçim gjatë.
Epir Qeriqi,
Shtime, 09.03.2025.