Dr Ilmi Veliu: Varret e shqiptarëve të Kosovës, vrarë nga bullgarët gjatë viteve 1914-1918 I

Edhe pse sot përkujtojmë 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore  dhe masakrat e shumta të bera ndaj shqiptarëve, brezat e rinjë të Kosovës kanë mbetur të pa informuar dhe nuk dinë se ku mbetën dhe ku dergjen eshtart e katragjyshërive të tyre nga ajo kohë, sepse, askush nga historianët e Kosovës nuk nuk ka hulumtuar dhe nuk është marrë me kit ngjarje aqë të hidhur.

Nga burimet dhe literatura e konsulltuar shohim se jo vetëm Ballkani por e gjithë Evropa, në vitin 1914  ishte një fuçi e madhe baroti, në të cilën qenë futur shumë fitila. Një prej këtyre fitilave ishte edhe Shqipëria, thotë historiani Michael Schmidt-Neke,i cili analizon rrethanat politike dhe shoqërore shqiptare të kohës së Luftës së Parë Botërore. Ai thotë se Lufta e Parë Botërore nisi nga Ballkanit dhe jo vetëm për shkak të vrasjes së Franz Ferdinandit,  por  për shkak se Luftërat Ballkanike të viteve 1912-13 ishin një lloj faze përgatitore dhe  prove për fillimin e kësajë lufte.

Askush nga historianët shqiptarë nuk ka shkruar   për kosovarët e mbetur në Kërçovë dhe varret e tyre atje.

Në vitin 1990 Akademia e Shkencave në Tiranë ka botuar një libër me një përmbëledhje punimesh shkencore të autorëve shqiptarë dhe të huaj me titull ,,E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi,, ku me punime për Kosovën në vitet 1912-18 bëjnë pjesë: Zekerija Cana, Zamir Shtylla, Marenglen Verli, Limon Rushiti, Ali Hadri, Hakif Bajrami, dhe asnjëri prej tyre nuk e përmend dërgimin me dhunë të kosovarëve në Kërçovë, punën e dhunshme (Kollukun) në ndërtimin e hekurudhës Gostivar-Kërçovë dhe vrasjen ose vdekjen nga uria e sëmundjet e një numri shumë të madh të kosovarëve në Kërçovë. Pastaj varret e tyre që edhe sot gjinden atje.

Në dhjetor të vitit 1991 në  Shkup  u organizua një simpozium  ku morën pjesë shkencëtarë nga të gjitha trojet shqiptare e që kumtesat e tyre pastaj u botuan më 1994 me titull ,,Shqiptarët e Maqedonisë,, Në kit simpozium për vitet  1910-1918 referuan: Limon Rushiti, Avzi Mustafa, Halim Purellku, Marenglen Verli, Zamir Shtylla, Fatmira Rama, të cilat punime edhe janë publikuar në librin që doli me kit rast ,,Shqiptarët e Maqedonisë,, ku nuk gjejmë kurgjë në lidhje me varret kosovare në Kërçovë nga koha e ,,Bugarit të Parë,,. Me siguri se në mungesë të burimeve edhe këto autorë nuk i përmendin dhe nuk na japin asnjë informatë rreth kosovarëve të dërguar dhe të mbetur në Kërçovë në vitet 1915-1918. Habit rasti se si Havzi Mustafa e Halim Purellku që janë lindur e rritur në Kërçovë, në referimet e tyre me kit rast nuk japin ndonjë të dhënë apo informatë të marrë nga popullata vëndase rreth varreve kosovare.

Limon Rushiti, në veprën e tij ,,Rrethanat politiko-shoqrore  në Kosovë, 1912-1918,, e botuar më 1986, në Prishtinë  në faqe 184 ka shkruar vetëm 10 rrjeshta për ndërtimin e hekurudhës Gostivar-Kërçovë dhe pjesëmarrjen e kosovarëve atje. Ai eshtë shumë i realtë kur thotë se në mungesë të të dhënave nuk ka pasur mundësi të jepte më tepër shnime për ngjarjet në fjalë, dhe ne në atë simpozium do te kishim pasur te drjetë ta pyesnim se si ka mundësi që ai si kosovar, mos të ketë asnjë të dhënë nga terreni (Kosova) dhe gojëdhënat e pleqëve në Drenicë që flisnin pandërprerë për burrat që u kishin mbetur në Kërçovë.

 Ç*thonë autorë e huaj për Kosovën nën Bugarin e Parë…?

Më 11 tetor 1915, Kryeministri bullgarë Vasil Radoslav proklamoi hyrjen e Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore në krah të Boshtit dhe argumentoi domosdo shmërinë e aleancës me Fuqitë Qëndrore të cilën e shikonte si një mënyrë për t’u mbrojtur nga sulmi i Serbisë, që ishte aleat i Rusisë dhe fuqia më kryesore në Ballkan.

Esat Pashë Toptani, i cili nga Italia erdhi në  Nish  dhe  pas  ndihmës   që  morri  nga  Pashiqi  bashkë me mercenarët e vet nga  Dibra Arriti  në  Durrës, ku e  shpalli  veten kryetar  të “Qeverisë së Përkohëshme”.

Filluan  edhe pazarllëqet  rreth Shqipërisë, duke u premtuar  shteteve  ballkanike  nga  një  pjesë  të  tokave shqiptare.  Për këto arsye Greqia, Italia, Serbia e Mali i Zi  i  sulmuan shqiptarët nga të gjitha anët.  Por pas  kapitullimit  të  Serbisë  e  Malit  të  Zi, në Kosovë dhe viset tjera shqiptare hynë forcat  Austro-Hungareze  e  Bullgare.

Zona e pushtimit Bullgar përfshiu: Podujevë, Prishtinë,Drenicë, Ferizaj Prizren, Preshevë, Gjilani, Kumanovë, Shkup,Tetovë, Gostivar,Dibr,Kërçovë, Strugë, Ohrin dhe Prespën.Numër i madh shqiptarësh nga Kosova, të lidhur si kafshë dhe nën diktatin e torturat e ushtarëve bullgarë dërgoheshin në Maqedoni e Bullgari, për të mos u kthyer më kurrë prej andej.

Me marrjen e Shkupit dhe Kumanovës nga bullgarët, Serbisë i priten të gjitha  vijat e komunikacionit, si dhe shpresa për tu bashkuar me trupat aleate në Greqi. Trupat Austro-Gjermane kishin pushtuar Beogradin dhe me shpejtësi të madhe depërtuan drejt jugut. Drejtimi i vetëm për tërheqjen e ushtrisë serbe ishte teritori i Kosovës, për të kaluar në Shqipëri dhe nga atje në Mali të Zi.

Më 19-21 nëntorë në Leposaviç u bë beteja e parë në territorin e Kosovës në mes të ushtrisë serbe e austrohungareze. Serbinë, si duket e kishte zënë haku i shqiptarëve nga masakrat e shumta që kishte kryer ndaj tyre dhe humbi betejën kundër Austrohungarisë, ku mbetën të vrarë numër i madh ushtarësh serbë. Pas fitores së kësajë beteje Austrohungaria, nëpër luginën e Ibrit depërtoi  në Kosovë pa luftime të mëdha. Komanda supreme e ushtrisë serbe  më 21 nëntor 1915 urdhëroi tërhekjen e ushtrisë serbe nëpër  Pejë-Gjakovë-Prizren, drejt Shqipërisë, në kohë dimri shumë të ftohtë dhe terren shumë të vështirë,  ku mbetën të vdekur numër i madh ushtarësh të ciln ndodhi pastaj serbët e treguan dhe trasmetuan brez pas brezi me fjalët ,, Niko ne zna shta su muke teshke, ako nije preshao Albaniu peshke,,…… Nuk mund të kuptosh  ç*është mundimi i rëndë, nëse ske kaluar Shqipërinë në këmbë.

Autori serb, Janiçie Popoviq, në veprën ,, Kosovo u ropstvu pod bugarima, 1915-18,, te botuar në vitin 1921 në Leskovac, shkruan se Prishtina ra në duar të bullgarëve, gjermanëve dhe austrohungarezëve në të njejtën ditë, më 23 nëntor 1915 në orën 14. Nga ana juglindore në Prishtinë hyri ushtria bullgare, nga ana verilindore, nga drejtimi i Llapit ushtria gjermane, dhe nga ana veriore–drejtimi i Mitrovicës hynë trupat austrohungareze.

Krste Bitovski, edhepse me origjinë sllave, ka qenë i sinqertë në shkrimin e tij me titull ,,Glad, Stradanja i otpor stanovnishtva Kosova i Metohije  za vreme bugarske okupacije,, të botuar në ,,Istoriski Glasnik,,nr 4,Beograd, 1963, shkruan se ,,Bullgarët këto  territore shqiptare i konsideronin si pjesë përbërëse të Bullgarisë dhe shumicën e aparatit administrativ e përbënin persona të sjellur nga Bullgaria, edhepse ne disa fshatra përdorej edhe popullata vendase shqiptare. Në komunat  shqiptare të Kosovës që ishin nën sundimin bullgarë, kishte edhe njerëz që bashkëpunonin me okupatorin bullgarë për interesa personale, thotë ai.Bullgarët inkuadronin elementin vendas në poste të ulta administrative  apo në organet e policisë  për qëllime propagandistike  dhe për të fituar  besimin e masave të pa arsimuara, kinse i konsideronin si të barabartë  me bullgarët, kurse nga ana tjetër vrasjet, represaljet e internimi vazhdonin dhe ishin dukuri e rregullt.

Puna e parë dhe emediate që bënë bullgarët pas pushtimit të tokave shqiptare  ishte urdhëri për mbëledhjen e të gjithë drithit nga prodhuesit dhe vendosjen e tij në magazinat ushtarake bullgare, kinse do të paguhej e që kurrë nuk u pagua. Në kit mnyrë u  krijua një krizë artificiale  e bukës, ku në mesin e popullatës së varfër filloi uria, e sidomos në muajt e parë të vitit 1916, ku në një letër të naçallnikut të Ferizajit thuhet se  në komunën e Shterpcës me rrethinë,  më tepër se gjysma e popullatës ushqehet me kunguj, posaqërisht familjet e personave të vrarë ose të mobilizuar  nga ushtria bullgare dhe të derguar jashta Kosovës. Atje, shkruan naçallniku, kishin vdekur dhe vdesin për çdo ditë nga uria persona të moshave të ndryshme. Autori  i lartë përmendur  Kërste Bitovski në shkrimin e tij, f. 84 prezenton dhe e analizon  letrën e naçallnikut  ku potencohet se popullata  në mungesë të drithit detyrohet të therë bagëtitë e tyre  për ti shpëtuar vdekjes , por duke ngrënë vetëm mish, sëmuren edhe më shumë.

Kjo dukuri ishte e përgjithshme  për tërë ata vende  që gjindeshin nën okupimin bullgarë. Është për tu shënuar  se vuajtja për buk është paraqitur edhe në ata fshatra,  toka e të cilave ishte e një boniteti shumë të mirë, sepse drithi edhepse prodhohej, merrej  nga ushtria bullgare. Skamjen e ndihmonte edhe mobilizimi i dhunshëm i burrave që ishin krahu kryesorë i punës fizike dhe  internimi e puna e dhunshme-kullaku jashta Kosovës.

Janaçie Popoviq në veprn e tij ,,Kosovo u ropstvo pod bugarima,, 1915-1918, e botuar  në Leskovac, 1921,  shënon se vera e vitit 1917  ishte tejet e thatë  sa që në tërë territorin e Kosovës nuk u prodhua asnjë lloj drithi, sidomos misri që nuk dha fare rendiment. Në territorin e rrethit të Prishtinës, shkruan ai, nuk punonte asnjë mulli me ujë për shkak të thatësisë së madhe ku të gjithë lumenjëtë ishin tharë tërësisht dhe ushqimi i përditshëm i popullsisë u reduktua në një grusht miell, i zier me hithëra  e barishta të ndryshme. Mjerimi pat arritur një shkallë aqë të pa durueshme sa që vdekja çmohej si një rast shumë i lumtur  që të shpëtohej nga ky mundim.

Ndikim të madh në varfërimin e popullsisë patën edhe faktorë të tjerë , si kulluku – puna e dhunshme e meshkujve bashkë me qerret dhe kafshët tërheqëse, mandej interrnimi në kampe të ndryshme jashta Kosovës, me qëllim që popullata të mos kishte mundësi të organizohej dhe ngritej në ndonjë kryengritje.

Punët më të mëdha dhe më të rënda, me anë të kullakut, (punë e dhunshme)  ku një numër shumë i madh i popullatës e lan edhe kokën, qenë punët në ngritjen e hekurudhave  me binarë të ngushtë,  Gostivar-Kërçovë, dhe Veles Prilep. Në ndërtimin e këtyre hekurudhave  që nga fundi i vitit 1915 dhe fillimi i vitit 1916  qe angazhuar popullata shqiptare e Kosovës me gjithë qerre e kafshët tërheqëse, po edhe pa ta. Kosovarët morën pjesë me punë të detyrueshme  edhe në ngritjen dhe mirëmbajtjen  e rrugëve të ndryshme në Kosovë e Maqedoni  për nevojat ushtarake, ku vdiqën nga uria, semundjet ose u vranë  me mijëra kosovarë e që historia moderne shqiptare  pak ose aspak nuk i ka trajtuar .

Krste Bitovski dhe Janaqie Popoviq, të cituar edhe më lartë kan paraqitur shkresën nr.43  të inspeksionit ushtarak të Krahinës së Maqedonisë nga vitet 1916-17 ku ka qenë e paraparë që puntorëve të hekurudhës tu jipej buka  dhe të paguheshin 1-2 kilogram miell për çdo ditë. Por kjo kishte mbetur vetëm në letër sepse pagesa në miell asnjëherë nuk bëhej e as që kishte rregullisht bukë për të ngrënë, dhe ky ishte shkaku më i shpeshtë për vdekjen e njerëzve që punonin punë të detyruar në hekurudhë. Popullata që punonte në hekurudhë dhe mirëmbajtjen e rrugëve, sipas urdhërit të inspektoratit të lartëpërmenduar domos duhej të ishin larg nga vendëbanimet dhe shtëpitë e tyre që mos të kishin mundësi të iknin dhe largoheshin nga puna. Puna fillonte me lindjen e diellit dhe përfundonte me perëndimin e diellit, nën mbikqyerjen e rrjeptë dhe të vazhdueshme të ushtarëve bullgarë,e që vazhdimisht i  rrihnin puntorët me dru, shkruan autori i cituar.

Dr.Zhivko Avramovski, në punimin e tij me titull: ,,Konflikti Austrohungarez-bullgarë rreth Kosovës dhe synimet e Bullgarisë për të dalur në detin Adriatik përmes Shqipërisë ,, (1915-1916), të botuar në Gjurmime Albanologjike III, 1973, Prishtinë, faqe 102-181 dhe Dr. Limon Rushiti, vepër e cituar, faqe 184; potencojnë se kushtet e jetës së kosovarëve nën okupimin bullgarë kanë qenë aqë  të papërballueshme sa që eshtë e pamundur që të vehen të gjitha ndodhitë në letër, spes  nuk  kimi pasur mundësi  ti shohim dhe analizojmë të gjitha dokumentet arhivale që mund  të eksistojnë nëpër arhivat e ndryshme dhe duke  mos pasur  të dhëna të mjaftueshme, ne i kimi përmendur vetëm sipërfaqësisht ngjarjet e ndryshme,pa hyrë në detale thonë autorët e lartëpërmendur.

Dr.Bogumil Hrabak dhe Dr Dragoslav Jankoviq, në veprën e tyre ,,Srbija 1918,, Beograd, në faqe 102-103 shënojnë se  bullgarët në territorin e Kosovës vendosën forca të zgjedhura ushtarake nga se  Kosova konsiderohej  vend shumë i rëndësishëm strategjik ku organet ushtarake bullgare ushtronin pushtetin e tyre të pakufishëm.

Mbi qëndrimin  e ushtrisë bullgare në Kosovë e Maqedoni kimi të dhëna edhe nga disa raporte të Komitetit të Kosovës të cilat raporte janë të shkruara në kohën e ngjarjeve kur ushtria bullgare bënte zullume shumë të mëdha ndaj shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni. Raporti i lartëpërmendur gjindet ne Arhivin Qendror Shqiptar-Tiranë, dosje 25 dokumenti 50744, ku flitet për vrasjet e plaçkitjet e shumta në Shkup e Prizren, për dhunimin, keqëpërdorimin dhe keqëtrajtimin e shqiptarëve gjithëandej . (Vazhdon në pjesën e II)

 Autori i këtij studimi

Është drejtor i Muzeut të Kërçovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …