leoni

Kryetari Latifi mbajti takimin e parë për këtë vit me punëtorët e QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me drejtoreshën komunale të Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Saranda Sallteku kanë mbajtur të hënën takimin e parë për këtë vit me punëtorët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

Sipas postimit të kryetarit Latifi në facebook, në takim është diskutuar për investimet që po ndodhin, për mbarëvajtjen, për cilësinë dhe për zgjerimin e shërbimeve, si dhe për planet që janë paraparë për vitin 2025.

QKMF “Dr. Fahredin Hoti” ka shënuar përparime të dukshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët rahovecian.

Latifi vlerëson personelin për përkushtimin dhe për punën e tyre të palodhur në shërbim të qytetarëve!

Shëndetësia vazhdon të mbetet ndër prioritetet tona të rëndësishme, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me ueb-faqe të re

Komuna e Vitisë, gjegjësishtë Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, njofton të gjithë qytetarët …