Përvjetori i 8-të është një mundësi për të falënderuar gjithsecilin që ka kontribuar dhe mundësuar që platforma ndreqe.com, të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në përditshmërinë e qytetarëve.
Pjesë e komunave që është angazhuar dhe ka shprehur bashkëpunimin e saj është edhe Komuna e Ferizajt. Shefi i kabinetit të kryetarit Agim Aliu, Albion Sherifi, ka uruar platformën ndreqe.com dhe ka vlerësuar rolin e saj si mundësi për të treguar përkushtimin ndaj qytetarëve. Bashkëpunimi ka ndikuar pozitivisht gjatë gjithë kësaj periudhe të bashkëpunimeve tona bazuar në raportimet nga ana e qytetarëve. Me këtë rast i shprehim falenderime për bashkëpunimin por njëkosisht edhe urimin për përvjetorin e kësaj platforme, ka thënë Shefi i kabinetit të kryetarit Agim Aliu, Albion Sherifi.
Qytetarët ftohen që edhe në të ardhmën të vazhdojnë raportimin dhe besueshmërinë në NDREQE.com!