leoni

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi akuzohen për spiunazh në shërbim të BIA-s, Serbe

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po përballen me akuzën e “Spiunazhit”, nën dyshimin se kanë përcjellë informata të ndjeshme për shtetin e Kosovës tek Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë. Sipas aktakuzës, ata kanë mbledhur të dhëna mbi ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe kanë tentuar të krijojnë një narrativë për një të ashtuquajtur “Shtëpi të Verdhë” në Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes. Sipas dokumenteve të prokurorisë, Shabani ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë të lartë të BIA-s dhe ka synuar të fabrikojë narrativa që cenojnë imazhin e luftës së UÇK-së, duke përfshirë përpjekjet për të shkaktuar tensione ndëretnike në Kosovë. Në aktakuzë përfshihet edhe një letër e Shabanit drejtuar Kryeprokurores së Gjykatës Speciale, Kimberly West, ku ai shpreh gatishmërinë për të dëshmuar dhe kërkon që të hetohet më thellë për Spitalin Ushtarak në Mollopolc.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci: Në Kosovën tonë, gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi …