Doarsa Kica-Xhelili

Doarsa Kica Xhelili: Bëjeni qeverinë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili i ka reaguar ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrullah Çeku, i cili ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka ndryshuar shumë herë qëndrim lidhur me krijimin e Qeverisë. Ministri ka shfaqur habinë se si mund të bëhet dikush kryeministër kur ka shumë fish më pak vota se sa partia fituese e zgjedhjeve. Ndaj kësaj deklarate të tij, ka reaguar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovçs, Doarsa Kica Xhelili. Ajo ka kërkuar nga partia Vetëvendosje dhe eksponent të saj që ta formojnë Qeverinë. “Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta? Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë! LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta!”, ka shkruar deputetja, Doarsa Kica-Xhelili.

Kontrolloni gjithashtu

Ramadan Qehaja

Ramadan Qehaja kritikon deklaratën e Sekretarit të NATO-s për FSK-në

Ish-gjenerali dhe eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka reaguar ndaj deklaratës …