Sipas Barometri i Reformave Evropiane 2024, Kosova nuk ka bërë asnjë përparim në rrugën integruese

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) paraqitën Barometrin e Reformave Evropiane 2024. Sipas dhënave të paraqitura, Kosova nuk ka bërë asnjë përparim në rrugën integruese. Drejtori i Institutit të Kosovës për Politika Evropiane, Demush Shasha, theksoi mes tjerash se nga viti 2016  dhe që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, Kosova nuk ka bërë asnjë progres në rrugën e saj integruese.  Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Aivo Orav, deklaro se Barometri i BE-së  është një mënyrë për të ndjekur punën e ministrive dhe për t’i mbajtur ato përgjegjëse për reformat e tyre në lidhje me BE-në, duke përmendur edhe punën e disa ministrive kyçe. “Kosova po bën një punë të mirë për të përafruar legjislacionin e saj me kuadrin e Bashkimit Evropian, por nuk po bën sa duhet për ta zbatuar atë” theksoi mes tjerash shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Aivo Orav.

Kontrolloni gjithashtu

Ramadan Qehaja

Ramadan Qehaja kritikon deklaratën e Sekretarit të NATO-s për FSK-në

Ish-gjenerali dhe eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka reaguar ndaj deklaratës …