Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Ade Clewlow: Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova

Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, i cili ka kontribuar në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të jetë shumë e vëmendshme ndaj ndryshimeve gjeopolitike që po ndodhin në botë. Clewlow ka theksuar se edhe në rast të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova, shtetet e tjera janë të afta të sigurojnë mbrojtje për shtetin më të ri në Evropë. “Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova,” ka deklaruar Clewlow, duke e përmendur vizitën e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte, në Prishtinë si dëshmi të angazhimit të aleancës për sigurinë e Kosovës. Megjithatë, edhe nëse administrata Trump vendos për largimin e trupave amerikane, shtetet e tjera kanë kapacitete të mjaftueshme për të ofruar siguri,” ka shtuar ai.  “Serbia mund të destabilizojë situatën, ndaj liderët evropianë duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e saj,” ka thënë ai. FSK duhet të vazhdojë të forcohet sepse mund të vijë një ditë kur siguria e Kosovës nuk do të mbështetet vetëm në forcat ndërkombëtare,” ka përfunduar Clewlow.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci: Në Kosovën tonë, gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi …