Vuçiq në deklarimin e tij në kuvend, ka deklaruar se “Çështja e Kosovës mbetet sfidë edhe në mandatin e Qeverisë së re serbe. Ne nuk do ta njohim pavarësinë e shpallur njëanshëm nga krahina e jonë jugore, porse në interes të stabilitetit rajonal dhe të marrëdhënieve sa më të mira serbo- shqiptare, do ta vazhdojmë dialogun e Beogradit me Prishtinën”. Beogradi, në këtë proces do të marrë pjesë në mënyrë përgjegjëse e transparente, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq. “Serbia në Kosovë do të jetë e pranishme në mënyrë institucionale përmes sistemit të vet arsimor, shëndetësor, institucioneve kulturore si dhe përmes veprimit të administratës lokale”, ka deklaruar Vuçiq. Sipas fjalëve të tij, Beogradi do të insistojë në krijimin e Asociacionit të Komunave serbe sepse ai do të ketë kapacitet që të ndikojë në mënyrë vendimtare për jetë më të mirë e më të sigurt në atë hapësirë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …