Komuna e Skënderajt nderon me mirënjohje skulptorin Sabri Behramaj

Kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura, ka pritur sot në takim skulptorin e mirënjohur, Sabri Behramaj, të cilin e ka nderuar me mirënjohje për kontributin në realizimin e veprave artistike në qytetin e Skenderajt, bustet për Leotrim Ahmetajn dhe ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Madeleine Albright.

Kryetari Nura me këtë rast e ka falënderuar artistin Behramaj, për punimin e veprave artistike që ia ka dhuruar qytetit të Skënderajt në kujtim të përhershëm të periudhës që lidhet me luftën e popullit tonë për liri dhe pavarësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi pati një takim të veçantë me nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Isa Boletini” në Rahovec

Të mërkurën në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, kryetari Smajl Latifi pati një …