Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve të kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit. Ai në postimin e tij ka shkruar: “Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euroatlantike. Votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin. Prandaj, u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të jemi të bashkuar në votën kundër këtij version të demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin”, ka vlerësuar Haradinaj.
