leoni

SafeJournalists dënon gjuhën kërcënuese të Sami Kurteshit ndaj organizatave të gazetarëve

Rrjeti SafeJournalists ka dënuar ashpër deklaratat kërcënuese dhe denigruese të Sami Kurteshit, anëtar i Vetëvendosjes në KQZ, drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës, duke i cilësuar ato si rrezik për lirinë e medias. Kurteshi i quajti këto organizata “Aleancë e Grupeve Kriminale”, një gjuhë që, sipas SafeJournalists, delegjitimon punën e gazetarëve dhe i ekspozon ata ndaj rreziqeve të mundshme, veçanërisht gratë gazetare. SafeJournalists i bën thirrje Prokurorit të Shtetit të hetojë deklaratat dhe institucioneve shtetërore të garantojnë mbrojtjen e gazetarëve. Rrjeti ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosje të distancohen dhe ta dënojnë publikisht këtë retorikë, duke paralajmëruar informimin e aktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …