Hykmete Bajrami kritikon Qeverinë për mosveprim ndaj rritjes së çmimeve

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke akuzuar se nuk ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve në Kosovë. Ajo tha se, për dy vjet, Qeveria ka gënjyer qytetarët duke pretenduar se LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ka ndaluar masa kundër rritjes së çmimeve. Ajo theksoi se shteti ka mundësi të ndërhyjë përmes institucioneve të pavarura për të parandaluar rritjen e çmimeve, por është antikushtetuese që Kryeministri apo Ministri të marrin këtë kompetencë. Pra, kjo Qeveri kurrë nuk ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve – veç sa ka kërkuar fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta, ka përfunduar Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

KDI

Institucionet e reja: Më afër formimit të qeverisë sesa zgjedhjeve të parakohshme

Formimi i institucioneve të reja mbetet i varur nga gatishmëria e partive politike për të …