Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj iu dhurua edhe një donacion. Bëhet fjalë për një veturë të tipit Golf 7, donacion nga Shoqata “Qëndresa Kosovare-Kuvajt”, në të cilën do të kryen shërbimet e kujdesit paliativ dhe kujdesit për nëna dhe fëmijë për Qendrën e Mjekësisë Familjare -1. I pranishëm me rastin e dorëzimit të këtij donacioni ishte Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, Dr. Kemajl Emini
Kjo është vetura e dytë pas autoambulancës të dhuruar kohë më parë, që sjell kjo shoqatë, dhe i shtati brenda 3 viteve për QKMF-në e Ferizajt – Dy autoambulanca të reja që janë investim kapital nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), dy të tjera nga Shoqata Caritas-Kosova, një nga UNICEF-i dhe dy nga Shoqata Qëndresa Kosovare -Kuvajt.
Falenderim Shoqatës Qëndresa Kosovare-Kuvajt për donacionet në vazhdimësi për shëndetësinë ferizajase.