Për herë të parë në Kosovë themelohet Shoqata e Zjarrfikësve Vullnetarë të Kryeqytetit

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka njoftuar përmes një postimi në facebook se kanë themeluar Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë të Kryeqytetit.

Kjo Shoqatë sipas Fushticës do të ndihmojë Brigadën Profesioniste të Zjarrfikësve dhe do të forcojë reagimin emergjent në Kryeqytet.

Ndërtesa do të jetë në Lagjen Kolovica e Re, dhe jemi në fazën e rindërtimit. Kemi ndarë buxhetin për uniformat dhe po përgatitemi për nisjen e aktiviteteve.

Fushtica fton të gjithë qytetarët të bashkohen, pavarësisht profesionit! Ata do të angazhohen në baza vullnetare, por sipas ligjit në fuqi, në rast shërbimi do të paguhen për dy-tre orët e angazhimit.

Një nismë e re për një Kryeqytet më të sigurt, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica.

Kontrolloni gjithashtu

Nisën punimet në kryqëzimin e rrugëve “ Driton Islami dhe “Cen Dugolli”  

Në Ferizaj të enjtën nisën punimet në kryqëzimin e rrugëve “ Driton Islami” dhe “Cen …