Nait Hasani: Gjykata Speciale është krijuar në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht presionit

Nait Hasani kritikon Qeverinë për mungesë reagimi ndaj vizitës së Hashim Thaçit në Kosovë

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar vizitën e shkurtër të ish presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, i cili ndodhej në QKUK për të vizituar babanë e tij me probleme shëndetësore. Hasani kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se pushteti nuk ka shprehur asnjë qëndrim publik mbi këtë vizitë. Ai vlerësoi se një mesazh solidariteti do të kishte qenë një veprim moral dhe politikisht i pjekur. Pushteti nuk është lajmëruar fare. Asnjë koment, asnjë mbështetje apo ndarje dhimbjeje. Do të ishte gjëja më e natyrshme që pushteti të përshëndeste ardhjen e Hashim Thaçit dhe t’i uronte shërim babait të tij,” deklaroi Hasani. Ai akuzoi LVV-në se ka nxitur reagime negative ndaj Thaçit, duke e quajtur këtë qasje të turpshme dhe një tregues të mungesës së maturisë politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala reagoi ndaj ngritjes së çmimit të energjisë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ndaj raportimeve të ZRRE-së për rritjen e çmimit …