Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përsëritur akuzat e tij kundër Bruce Schwartz, ish-zyrtarit të Departamentit të Drejtësisë, duke e cilësuar atë si përgjegjës për ngritjen e aktakuzës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Grenell ka deklaruar se Schwartz e informoi Jack Smithin, dhe ky i fundit, nga frika se do ta humbiste vendin e punës, e ngriti aktakuzën kundër Thaçit. Në një reagim Grenell shkroi:
“Bruce Schwartz minoi Donald Trumpin dhe politikën e jashtme të SHBA-së ndërsa punonte në DoJ.” Ai theksoi se Schwartz jo vetëm që u shkarkua nga administrata Trump, por duhet edhe të hetohet dhe të ndiqet penalisht për veprimet e tij. “Unë i thashë atij informacione private rreth negociatave (ai kishte leje për informacione të klasifikuara), dhe ai e përdori këtë për të nxjerrë Jack Smithin në Hagë – dhe Jack e paditi Thaçin për shkak të saj. Ai duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht.” – ka deklaruar Grenell.
