Tema të tjera...
Avdullah Hoti: KQZ-ja ka dështuar të siguroj një proces zgjedhor kredibil e me integritet
16/03/2025
Dilaver Goxhaj: Në nderim të drejtorit të Radios Kosova e Lirë, intelektualit Ahmet Qeriqi
16/03/2025
Luftar Braha: Qeveria ka bllokuar realizimin e projekteve më të rëndësishme për Prishtinën
16/03/2025
Nga dita e fitores së Presidentit Trump, dinamika politike globale ka ndryshuar me ritme të shpejta, ndërsa Ballkani, dhe veçanërisht Kosova, po përballet me sfida të brendshme që vonojnë përshtatjen me këtë realitet të ri. Në një kohë kur vendet perëndimore po përshtatin politikat e tyre me ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ende po merret me procesin zgjedhor, ku për numërimin e më pak se një milion votave duhen 36 ditë. Kjo vonesë tregon një hendek të madh mes zhvillimeve globale dhe ritmit institucional në vend. Politika jonë e jashtme po reagon me vonesë, madje edhe kur administrata e Trump po sfidon kreatorët e akuzave kundër UÇK-së. Mungesa e një strategjie aktive të lobimit në SHBA dhe vizita e djalit të Presidentit amerikan në Beograd sinjalizojnë rreziqe për Kosovën. Në këtë epokë të re, ku shpejtësia e zhvillimeve është vendimtare, institucionet e Kosovës duhet të veprojnë me më shumë vendosmëri dhe efikasitet, përndryshe, historia mund të mos jetë në anën tonë.