51 të vdekur e mbi 100 të lënduar në Koçan në Maqedonisë së Veriut

Nga zjarri që ka shpërthyer gjatë një koncerti në Koçan të Maqedonisë së Veriut, kanë fatalisht pësuar shumë qytetar. Mediet atje njoftojnë se 51 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 janë lënduar. Ministrit të brendshëm, Pançe Toshkovki ka bërë të ditur se shkak i zjarrit ishin mjetet piroteknike. “Zjarri ka shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipe mjekësore edhe nga qytetet e tjera të afërta dhe helikopteri me te cilin janë bartur të plagosurit. Kanë humbur jetën 51 viktima, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup”, është cituar të ketë deklaruar ministrit të brendshëm, Pançe Toshkovki, njofton televizioni Alsat.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet numri i viktimave nga zjarri në diskotekën në Koqan të Maqedonisë së Veriut

Nga raportimet e fundit mësohet se numri i viktimave që kanë pësuar nga zjarri në …