Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme të komunës së Deçanit ka ftuar për sot, banorët e këtij fshati, por edhe fshatrave të tjerë, që në mënyrë të organizuar dhe bashkërisht të shkojnë në majën e Zhlepit, në kufirin me Malin e Zi. Maja e Zhlepit ose Kulla dhe bjeshkëte tjera të fshatrave të Deçanit dhe Pejës, konsiderohen pronë e Kosovës, mirëpo me demarkacionin me Malin e Zi, ka dyshime se një pjesë e këtyre tokave do t ‘iu jepen malezezëve. Ky organizim bëhet nga Këshilli i fshatit Llukë e Epërme, ndërkohë që janë ftuar të gjithë banorët për të marrë pjesë në këtë manifestim. Qëllimi i këtij organizimi është bashkimi ynë, vizita e bjeshkës tonë dhe kundërshtimim që kjo pjesë e Kosovës, bjeshkë e fshatit ton,ë të mos kalojë në pronësi të Malit të Zi. Takohemi në orën 11:00 në Zhlep, te Kulla, thuhet në ftesën publike të banorëve të Llukës së Epërme të Deçanit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …