Nga presidenca e Kosovës kanë thënë se nuk kanë marr asnjë kërkesë për shkarkimin e Sami Kurteshti

Nga presidenca e Kosovës kanë thënë se nuk kanë marr asnjë kërkesë për shkarkimin e Sami Kurteshti, pasi ka përdor gjuhë fyese, të urrejtjes e degraduese ndaj medieve. Këshilltari për medie i kryetares, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se thënë se deri tani nuk është adresuar asnjë propozim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkarkimin e Kurteshit. “Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, sqaron se Ligjit i ri nr. 08L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i cili është votuar nga të gjitha partitë politike në Kuvend, ka hyrë në fuqi më 3 korrik 2023. Ky ligj ka kufizuar kompetencat e Presidentes sa i përket përfundimit të mandatit të anëtarëve të KQZ-së, në situata kur argumentohet se është dëmtuar statusi dhe integriteti i KQZ-së, meqë për dallim nga ligji i kaluar, ligji aktual parasheh se Presidentja mund ta shkarkoj një anëtar të KQZ-së, për veprimet që ndërlidhen me statusin dhe integritetin e KQZ-së vetëm pasi të pranohet propozimi me shkrim nga KQZ-ja, propozim ky i cili duhet miratuar paraprakisht në KQZ, me shumicë prej dy të tretave (2/3) të anëtarëve. Deri më tani, një propozim i tillë nuk është adresuar nga ana e KQZ-së në Presidencë” ka theksuar këshilltari, Bekim Kupina.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet numri i viktimave nga zjarri në diskotekën në Koqan të Maqedonisë së Veriut

Nga raportimet e fundit mësohet se numri i viktimave që kanë pësuar nga zjarri në …