Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa ndaj zjarrvënësve. Policia ka bërë thirrje që të mos ju vihet zjarri pasi kjo po rrezikon jetën e qytetarëve dhe po ka pasoja të shumta për mjedisin dhe ekonominë. Me qëllim të p mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të sigurisë publike, Policia e Kosovës ka nisur një fushatë vetëdijësuese për të parandaluar rastet e zjarreve fushore në Rajonin e Gjilanit. Kjo iniciativë vjen pas një rritjeje të numrit të rasteve të zjarreve, ku vetëm gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar mbi njëzet incidente të tilla, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha mjedisore dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve. Në njoftimin për media, Policia thekson se ata që shkelin ligjet për ndezjen e zjarrit do të përballen me masa ligjore sipas dispozitave të legjislacionit të Kosovës.
