Radio Kosova e Lirë – Udhëheqja de fakto e Luftës Çlirimtare në Kosovë
Ngritja dhe funksionimi i Radio Kosova e Lirë, në 4 janar 1999, ishte domosdoshmëri. Njëkohësishtë ishte fat për Luftën Çlirimtare në Kosovë që u themelua institucioni i domosdoshëm propaganistik për mobilizimin e popullit për luftë çlirimtare, institucion i cili ishte në vartësi direkte të Shtabit të Përgjithshëm i Ushtria Çlirimtare të Kosovës. Dhe fati tjetër ishte se në krye të këtij institucioni propagandistik u gjet njeriu më adekuat për udhëheqjen e atij institucioni që mori përsipër një detyrë me rëndësi kombëtare. Dhe Shtabi i Përgjitshëm i UÇK, drejtimin e këtij institucioni ia besoi intelektualit Ahmet Qeriqi, njëkohësisht anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
Dhe stafi i Radio Kosova e Lirë, me në krye Ahmet Qeriqin, e justifikuan atë besim, duke e shëndërruar atë institucion propagandistik në udhëheqje politike de fakto të Luftës për Çlirimin e Kosovës. Ishte fat për luftën në Kosovë që i tërë stafi i Radio Kosova e Lirë, me në krye Ahmet Qeriqin, ishin të gjithë intelektualë me ndjenjë të lartë kombëtare.
Themi se ishte fat, për vetë faktin se, ishte ai staf që kompesoi mungesën brenda në Kosovë të gjithë Udhëheqjes të Forcës Politike që kish përgatitur shpërthimin e asaj lufte çlirimtare (udhëheqja e LPK-së), e cila vendosi që ta drejtonin Luftën Çlirimtare dhe UÇK-në nga Evropa.
Që të udhëheqësh një luftë çlirimtare duhet që në radhët e saj të ketë një numër të madh kuadrosh, si dhe struktura të po asaj force politike, për udheheqjen e gjithë formacioneve luftarake në përbërje të asaj ushtrie çlirimtare, (kompani, batalione, brigade, zonave operative, në SHP), si dhe në qendrat e banuara të atij vendi. Nëse udhëheqjen politike të luftës çlirimtare do ta lësh në besimin që ta udhëheqin vetëm një grup i vogël, qofshin ata edhe individë në krye të asaj ushtrie, është e pamundur të thuhet se ajo forcë politike ka bërë de fakto udhëheqjen politike të popullit për çirimin e atdheut.
Përvoja e luftrave çlirimtare ka treguar se jo më pak se 5 % e gjithë efektivit të asaj ushtrie çlirimtare, duhet të jenë medoemos anëtarë të asaj force politike, që i ka vënë vetës detyrë të udhëheqi luftën për çlirim kombëtar. Kjo për vetë faktin se, ajo anëtarësi vepron dhe duhet të veproi sipas parimit: Të parët në sulm, të fundit në tërheqje, për të vepruar si një trup i vetëm dhe me vetëmohim i gjithë formacioni luftarak.
Dhe mungesën de fakto të asaj Force Politike në gjithë struktuar e formacioneve të UÇK-ë dhe në Kosovë e kompesoi stafi i Radio Kosova e Lirë, një efektiv i cili arriti në gati një kompani luftëtarësh, dhe që vepruan gjatë gjithë periudhës janar-qershor 1999 në të gjithë formacionet e Zonave Operative të UÇK-së, duke vepruar sipas atij parimi, prandaj dhe patëm dëshmorë në radhët e atij stafi heroik.
Prandaj mund ta themi pa droje se, atë detyrë kombëtare, për ndërgjegjësimin e popullit në mbështetje të luftës për çlirim dhe për shtimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimatere të Kosobvës, e kreu Radio Kosova e Lirë me në krye intelektualin, shkrimtarin dhe gazetarin Ahmet Qeriqi.
Domosdoshmëria dhe efektiviteti i kësaj udhëheqje politke prej këtij institucioni politik propagandistik u shfaq prej momentit të fillimit nga puna e kësaj Radioje të Lirisë, ku prej 4 Janarit 1999, kur filloi veprimtarinë Radio Kosova e Lirë, dhe deri në momentin e shpërthimit të Operacionit “Potkoi” nga Forcat e Armatosura të Serbisë, 20 mars 1999, efektivi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gati u dyfishua.
Njëkohësisht, me të filluar nga puna Radio Kosova e Lirë i bëri të pabesueshme për popullin institucionet e deriatëhershme propagandistike të pushtetit paralel në Kosovë, duke e demaskuar propagandën e tyre pacifiste, duke u bërë Radio Kosova e Lirë institucioni kryesor politik për masën më të madhe të popullit brenda në Kosovë në përkrahje të Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës.
Këtë efektivitet të asaj propagande udhëheqëse politike të Radio Kosova e Lirë e pamë dukshëm edhe më konkretisht gjatë betejës 12 ditore, 20 mars -1 prill 1999, beteja për mbrojtjen e Kosovës Qëndrore, ku edhe fëmijët u angazhuan në atë betejë, duke u shndërruar ajo betejë, në një luftë të vërtetë mbarë popullore.
Tiranë, 16 mars 2025