Familja Thaçi po ngushëllohet nga autoritete të shumta pas ndërrimit të jetës së Haxhi Thaçit, babit të ish presidentit Hashim Thaçi. Familja është ngushëlluar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, lideri i Bashkimit Demokratik për Intengrim, Ali Ahmeti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shoqatat e dalura nga lufta, deputet e personalitete nga fusha të ndryshme.
