Gjykata

Gjykata anulon vendimin e KPMSHCK-së dhe rikthen për shqyrtim rastin e diplomatëve të larguar nga MPJ

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovar padinë e nëntë diplomatëve të larguar nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke anuluar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe duke ia kthyer çështjen për rivendosje. Në këtë rast, paditësit Lulzim Rifaj, Mitat Fejza, Bahrije Hoti, Rrahim Morina, Binak Berisha, Shota Bukoshi, Adnan Dragaj, Enver Buçaj dhe Blerim Canaj kishin kundërshtuar vendimin e MPJ-së për shfuqizimin e emërimeve të tyre në shërbimin diplomatik, por KPMSHCK ishte shpallur jokompetent për shqyrtimin e ankesës së tyre. Me vendimin e përpiluar më 10 mars 2025, Gjykata konstatoi se vendimi i KPMSHCK-së përmbante shkelje thelbësore të dispozitave ligjore dhe ishte juridikisht i paqartë. Si rezultat, Gjykata e konsideroi të bazuar kërkesën e paditësve për anulimin e këtij vendimi dhe rikthimin e çështjes në rishqyrtim. Diplomatët e larguar kërkojnë kthimin në pozitat e tyre dhe kompensimin për pagat dhe beneficionet e humbura që nga momenti i shkarkimit.

Kontrolloni gjithashtu

Revoltat qytetare të 17 e 18 marsit të vitit 2004 ishin pasojë e politikave të gabuara e të dështuara të kohës

21 vjet nga trazirat e marsit 2004 – Revolta kundër UNMIK-ut dhe pasojat e saj

Sot shënohet 21-vjetori i Trazirave të Marsit 2004, një nga ngjarjet më të përfolura dhe …