Presidenti i Letonisë: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka kërkuar heqjen e masave kufizuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës, duke theksuar se sa më herët që të ndodhte, aq më mirë do të ishte për të dyja palët. Rinkēvičs diskutoi për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen që Bashkimi Europian mund të ofrojë për Kosovën. Ai theksoi se qëndrimi i Letonisë është që masat kufizuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, dhe se do të angazhohet më tej për këtë çështje në nivelin e BE-së. “Për këtë avokojmë në BE dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Bindja ime është se sa më herët që bëhet kjo, aq më mirë do të jetë,” tha Rinkēvičs.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …