Një viktimë që po merrte pjesë në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka hequr dorë nga pjesëmarrja për arsye të shqetësimeve për sigurinë. Angela Griep, njoftoi se mbrojtësi i viktimave e ka informuar trupin gjykues më 17 mars për këtë vendim.nAktualisht, 154 viktima janë pjesëmarrës në procesin gjyqësor, përmes mbrojtësve të tyre, dhe do të vazhdojnë të ofrojnë dëshmi në formë të shkruar. Griep gjithashtu bëri të ditur se më 18 mars janë pranuar disa deklarata dëshmitarësh të cilat do të mund të shqyrtohen nga mbrojtja përmes pyetjeve, ndërsa dëshmitë e katër dëshmitarëve janë pranuar si prova materiale, pa mundësinë për t’i pyetur ata në seancat gjyqësore.
