Lëvizja për Bashkim

LB: Kuvendi të mos e ratifikojë Marrëveshjen me Malin e Zi

Të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës do të jenë para një sfide e presioni si kurrë ndonjëherë më parë. Në njërën anë, nëse Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk votohet, deputetët kërcënohen me prishje të raporteve me ndërkombëtarët, me rrezikim të agjendave euro-atlantike e me liberalizim të vizave! Në anën tjetër, presioni disamujor nga opozita, i përcjellë me demonstrata, me gaz lotsjellës e me akuza për tradhti kombëtare, nëse Marrëveshja votohet! Në të dyja rastet, ata që e ushtrojnë këtë presion nuk e kanë prioritet interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, por interesat e veta. Në rastin e parë janë në pyetje edhe interesat ndërkombëtare, e në rastin e dytë janë në lojë interesat partiake dhe lufta për pushtet. Përkundër këtij presioni dhe këtyre interesave, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në përputhje me mandatin e tyre, duhet ta kenë parasysh vetëm interesin afatgjatë të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Lëvizja për Bashkim, duke qenë se e ka përcjellë hap pas hapi këtë proces dhe zhvillimet rreth tij, është e bindur se është në interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj që Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi të mos ratifikohet dhe çështja të shkojë drejt një arbitrazhi ndërkombëtar. Prandaj, Lëvizja për Bashkim do të votojë kundër ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …