leoni

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

OVL e UÇK-së është shprehur e shqetësuar me procesin e demarkacionit me Malin e Zi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është shprehur e shqetësuar me procesin e demarkacionit me Malin e Zi, ku si pasojë e këtij procesi, në vend të unitetit që kërkohet, si nga populli ashtu dhe nga politika, është krijuar një ndarje e thellë në shoqërinë tonë. OVLUÇK thekson se argumentet e Komisionit të Ekspertëve janë më të drejta dhe më të qëndrueshme. OVL të UÇK-së mendon se qasja ndaj këtij procesi është e paplotë nga secila palë. Qeveria dhe komisioni shtetëror po e trajtojnë demarkacionin si çështje praktike, opozita po e trajton si çështje patriotike, ndërsa banorët e komunave që preken nga demarkacioni po e trajtojnë si çështje emocionale. Në fakt, çështja e demarkacionit është edhe çështje praktike, edhe patriotike por dhe emocionale”, thuhet në reagim. Ajo thekson se para se të merret çfarë do vendimi, Kuvendi i Kosovës duhet të i ketë parasysh të gjitha qasjet që u përmendën më lartë. “Kosova ka nevojë për aleatët e saj perëndimorë, për proceset e mëtejme integruese, por, nuk e besojmë që aleatët tonë do të përkrahin zvogëlimin e territorit tonë. Para pushtimit të trojeve shqiptare nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia gjatë Luftës së Parë Ballkanike me 1912, Kosova kishte një territor që shtrihej nga Prijepola e deri në Shkup. Si pasojë e pushtimit serbo-malazez, e më pas përfshirjes së Kosovës në federatën jugosllave, territori jonë është zvogëluar edhe më shumë, ku në fakt, ne sot e kemi vetëm e gjysmën e territorit tonë të para-pushtimit. Kështu që ne, nuk e kemi luksin që të iu falim fqinjëve as edhe një metër katror”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së, ka zhvilluar takime si me Komisionin Shtetëror ashtu edhe me anëtarët e Komisionit të Ekspertëve, që nga shfaqja e pakënaqësive të para rreth  këtij procesi. Ne nuk dyshojmë në mungesën e patriotizmit apo profesionalizmit te secila prej palëve. Por, pas analizës së hollësishme të argumenteve, OVL të UÇK-së konsideron se argumentet e Komisionit të Ekspertëve janë më të drejta dhe më të qëndrueshme. Si pasojë, ne ftojmë Kuvendin e Kosovës që të mos e ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi në formën me të cilën është paraqitur nga puna e përbashkët e komisioneve shtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim. OVL të UÇK-së gjithashtu, konsideron se kundërshtimi i ratifikimit të demarkacionit, duhet të bëhet me të gjitha mjetet demokratike, pa u dëmtuar objektet qeveritare apo private, sepse përdorimi i dhunës nuk na nevojitet, ashtu siç nuk na nevojitet as falja e territorit tonë fqinjëve. “Më e mira do të ishte që deputetët e Kuvendit të mos e votojnë, qoftë edhe me çmimin e prishjes së koalicionit qeverisës, sepse interesi i Kosovës dhe popullit të saj, është më i madh se interesat politike qoftë të pozitës apo opozitës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …