Ashtu sikur kishin paralajmëruar banorët e fshatit Llukë e Epërme dhe të fshatrave të tjera të komunës së Deçanit, në kohën e caktuar ishin nisur për një defilim paqësor drejt Majës së Kullës, por ata janë penguar nga policia e Malit të Zi. Pas më shumë se një orë qëndrimi në atë pjesë, e cila pa dyshim se do t’ i jepet Malit të Zi, banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ata u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …