Jamie Shea

Jamie Shea: Marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë ka për qëllim bashkëpunimin rajonal

Zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, Xhejmi Shia e ka vlerësuar lart marrëveshjen e nënshkruar ditë më parë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Ai ka vlerësuar se kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin rajonal dhe nuk është kundër Serbisë. “Të tria vendet e kanë bërë të qartë se kjo aleancë ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe jo përballjen me Beogradin. Është inkurajuese të shihet se vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe po e bëjnë këtë duke ndihmuar njëra-tjetrën“ ka theksuar mes tjerash, ish zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …