Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar, në përvjetorin e 26-të, ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si “një histori suksesi të lirisë dhe demokracisë”. Ai theksoi se më 26 vjet më parë, bota e lirë i doli zot historisë, duke ndërhyrë në një moment vendimtar për popullin e Kosovës, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe qytetarët e vendit po luftonin kundër gjenocidit të forcave serbe. NATO ndërhyri në Kosovë, në mbështetje të popullit tonë që po luftonte për liri,” tha Krasniqi. Ai theksoi se sot, pas 26 vjetësh, Kosova është një shtet i lirë dhe sovran, një histori suksesi e lirisë dhe demokracisë në rajon. “Mirënjohje e përjetshme NATO-s dhe të gjithë atyre që qëndruan në anën e duhur të historisë. Falë ndërhyrjes së saj, Kosova është e lirë, dhe liria jonë është e përhershme!” shtoi ai.
