Kuvendi i Kosoves

Seanca plenare e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbahet më 1 shtator 2016

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës vendosi që seanca për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi të mbahet më 1 shtator ora 10:00. Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt ku ishin të pranishëm anëtarët e Kryesisë dhe shefat e Grupeve Parlamentare nga pozita dhe opozita. Sipas rendit të ditës dhe pas diskutimeve pro dhe kundër projektligjit të marrëveshjes ndërkombëtare për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, Kryesia vendosi që seanca e radhës të mbahet më 1 shtator në ora 10:00. Pas mbledhjes së Kryesisë, kryeparlamentari Kadri Veseli tha në konferencë për media se partitë politike duhet të marrin përgjegjësi dhe mos të luajnë me emocione të qytetarëve për padrejtësitë historike që u janë bërë ndër vite. Kryetari i Kuvendit theksoi se Kryesia e partisë që ai drejton ka marrë vendim unanim që ta mbështesë marrëveshjen për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Më tutje, Veseli shtoi se vendimi për këtë çështje duhet të merret në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se pavarësisht përpjekjeve të partive politike për të ngritur kauza të paqëndrueshme nga emocionet e qytetarëve nga zona të caktuara, nga procesi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit dhe nga Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të përfitojë askush politikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …