Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani apelon për bashkëpunim mes ish-opozitarëve për formimin e një Qeverie të re

Ish-Kryeinspektori i AKI, Burim Ramadani, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive ish-opozitare, duke theksuar se mosbashkëpunimi i tyre mund të shërbejë vetëm për forcimin e “qeverisë izoluese të Kurtit”. Ramadani ka kërkuar që opozita të ulet dhe të arrijë një marrëveshje për një qeveri të re, e cila, sipas tij, do të ndihmonte në stabilizimin e Kosovës. Qytetarët kanë votuar për një qeveri të re dhe jo për vazhdimin e një qeverisjeje të izoluar. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se Gjykata Supreme pritet të japë një verdiktin mbi ankesat zgjedhore, dhe nëse kjo mundëson Certifikimin e Rezultateve, procesi për formimin e institucioneve të reja duhet të fillojë menjëherë. “Prandaj, opozitarët e deritashëm duhet të ulen dhe të bëjnë marrëveshje për Qeveri të re, Qeveri të stabilizimit të Kosovës,” tha Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …