leoni

AMMKM: Fillojnë punimet në Kompleksin Memorial të Heroit Mustafë Qorraj në Pëmishtë

Njoftojmë miqtë dhe bashkëlufëtarët e Heroit, Mustafë Qorraj, se më 26 mars, në përvjetorin e 26-të të Betejës së Pëmishtës dhe rënies heroike të Komandant Mustafës, do të fillojnë punimet në Kompleksin Memorial të vendit të rënies, në Pika Qarri, Pëmishtë. Punimet do të fillojnë në orën 10:00. Punimet organizohen nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave të UÇK-së dhe nderimin e sakrificës sublime të Heroit Mustafë Qorraj. Së shpejti do të ketë inicim të procedurës-Faza II për ndërtimin e bustit të Heroit Mustafë Qorraj Përkujdesja dhe mbrojtja e vlerave kombëtare të rëndësishme mbeten prioritet kryesor i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.

Kontrolloni gjithashtu

Amir Krasniqi: Mbushen 36 vjet nga demonstratat më rezistuese për çlirim dhe bashkim kombëtar

Amir Krasniqi: Mbushen 36 vjet nga demonstratat më rezistuese për çlirim dhe bashkim kombëtar

Të na bashkojë gjaku i dëshmorëve! Amaneti i tyre Shqipëria Etnike Pikërisht para 36 vjetësh …