Nacionale: “Një në Kosovë e një në Serbi” - Kush është prodekani i universitetit në Gjilan që mban dy vende pune, nuk deklaroi as pasurinë

Nacionale: “Një në Kosovë e një në Serbi” – Kush është prodekani i universitetit në Gjilan që mban dy vende pune, nuk deklaroi as pasurinë

Prodekani i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Lulzim Rashiti, përpos angazhimit profesional e akademik në Republikën e Kosovës, po del të jetë i angazhuar kundërligjshëm edhe në Republikën e Serbisë.

Krejt këtë, Lulzim Rashiti dyshohet se e ka bërë duke nënshkruar deklaratë të rreme në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Në Serbi, Lulzim Rashiti është angazhuar me orar të plotë si përfaqësues i Odës Ekonomike të Serbisë në Bujanoc, e gjithashtu del të jetë edhe pronar i një biznesi në Serbi.

Angazhimin me orar të plotë edhe në Odën Ekonomike të Serbisë por edhe në Universitetin “Kadri Zeka”, tashmë Gazeta Nacionale e ka konfirmuar, ndërsa pozita e Lulzim Rashitit në Odën Ekonomike të Serbisë, gjendet edhe në uebsajtin zyrtar të Qeverisë së Serbisë, publikim ky që është bërë në vitin 2017, kur Rashiti kishte marrë këtë pozitë.

Në shikim të parë, gjithçka mund të duket në rregull me angazhimin e Rashitit në Kosovë e Serb. Por nuk mund të duket në kështu, kur shohim faktin se ai angazhohej me orar të plotë në dy vende të punës, në dy vende të ndryshme (Kosovë dhe Serbi).

Logjikisht është i pamundur. Gjithashtu kur Rashiti, është angazhuar me orar të plotë në universitet, ka nënshkruar një deklaratë nën betim në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, e cila specifikon se Ligji i Punës në Kosovë lejon NJË marrëdhënie të punës (me orar të plotë të punës).

Shkrimi i plotë:

https://nacionale.com/politike/nje-ne-kosove-e-nje-ne-serbi-kush-eshte-prodekani-i-universitetit-ne-gjilan-qe-mban-dy-vende-pune-nuk-deklaroi-as-pasurine

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Bedri Halimi: Thekse nga deklarimet e disa personaliteteve botërore për bombardimin e Serbisë më 1999

Po japim theksime nga deklarimet publike të disa personaliteteve botërore për luftën dhe pjesëmarrjen e …