Për shkak të gjendjes alarmante të përhapjes së sëmundjes Gungore të lëkurës së gjedhit, Drejtoria Komunale për Bujqësi ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm më kryetarin e Komunës, z. Rasim Selmanaj.
Me këtë rast është diskutuar lidhur më shqetësimin e banorëve të komunës së Deçanit për shfaqjen e sëmundjes “Gungore të Lëkurës së Gjedhit”, sëmundje kjo e cila ka filluar të shfaqet tash e dy javë në komunë tonë.
Zonat e prekura janë: Deçani, Lluka e Epërme, Lumbardhi, Baballoqi, Vranoci i Vogël, Gllogjani dhe Bjeshka e Strellcit.
Me rekomandim të kryetarit të komunës u formua shtabi emergjent për menaxhimin e kësaj situate dhe zbatimin e masave të dalura nga vendimi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës.
Detyrat e këtij shtabi emergjent të krijuar sot janë:
- Të vaksinohen të gjitha gjedhet në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit të cilat nuk janë të prekura në bashkëpunim më Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës
- Sigurimi i vaksinave të behët nga Agresioni i Ushqimit dhe Veterinës sa më par që të jetë e mundur
- Dezinfektimi dhe dezinsektimi i të gjitha fermave nga zonat e prekura dhe ato të cilat nuk janë prekur deri më tani
- Ndalimi i përkohshëm i lëvizjes dhe shitjes së kafshëve
- Përcaktimi i zonave të mbrojtura
- Përcaktimi i lokacionit për groposjen e kafshëve të ngordhura nga kjo sëmundje
Nga ky komision kërkohet që fermerët që kanë shqetësime të lajmërohen tek shtabi emergjent apo edhe tek drejtoria e Bujqësisë në komunë e Deçanit.